"9 Maji, 'dritare e hapur' në histori"/ Rama: Kremtimi i BE-së, burim i një “paqeje shembullore”

Në hapjen e “Javës së Europës” në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku ka folur për historinë dhe kuptimin e projektit europian.

Ai e përshkroi Europën si një ide që lindi pas periudhave të luftërave të rënda në kontinent, duke u kthyer në një projekt paqeje dhe bashkëjetese mes vendeve që më parë ishin në konflikt.

Sipas tij, ndërtimi i Bashkimit Europian u bë i mundur nga vullneti për të lënë pas ndarjet dhe për të krijuar një hapësirë të përbashkët pa kufij të brendshëm.

Rama tha se 9 maji është një datë simbolike që nuk përfaqëson vetëm një institucion, por vetë Europën si një bashkim kulturash dhe historish të ndryshme, të lidhura nga ideja e paqes.

Ai e lidhi këtë proces me vizionin e atyre që, pas Luftës së Dytë Botërore, besuan se vendet europiane mund të kalonin nga konfliktet në bashkëpunim, duke ndërtuar një të ardhme të përbashkët.

EVENTI HAPËS "JAVA E EUROPËS":