VIDEO/ Fishekzjarre mbi kokat e efektivëve, vijojnë tensionet në bulevard të provokuara nga Policia

Partia Demokratike po mban mbrëmjen e sotme protestën e radhës kombëtare të thirrur para Kryeministria e Shqipërisë.

Tensionohet situata në protestën e opozitës, por jo siç pritej para Kryeministrisë, por në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme, ku policia lëshoi ujë në drejtim të protestuesve të cilët po marshonin në heshtje dhe pa asnjë incident deri në atë moment.

Kaq ka mjaftuar që të nisë sulmi i protestuesve me molotovë. Dhe pas disa momentesh përplasje fizike mes deputetëve dhe efektivëve, mbi kokat e këtyre të fundit kjanë lëshuar nga protestuesit fishekzjarre.

VIDEO/ Fishekzjarre mbi kokat e efektivëve, vijojnë tensionet në

ORGANIZIMI I PROTESTËS

Pak para orës 19:00, kreu i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në selinë blu, ku u prit nga mbështetësit demokratë.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë organizatorët kanë vendosur që të mos ketë podium apo fjalime politike, por vetëm marshim të protestuesve në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara sigurie për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit, duke bllokuar disa akse kryesore pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Më herët gjatë ditës, Berisha deklaroi se protestat janë “zëri më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë”, ndërsa paralajmëroi se “vala e opozitës nuk do të ndalet”.

Po ashtu, Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të protestës, duke paralajmëruar se situata mund të ndryshojë me shpejtësi.

VIDEO–LIVE/ OPOZITA RIKTHEHET NË SHESH! Pa foltore në rrugët e Tiranës, policia në ndjekje të demokratëve