Vijojnë tensionet në bulevard/ Deputetët shtyhen me efektivët, Bardhi: Policia po zbaton urdhra të paligjshëm
Partia Demokratike po mban mbrëmjen e sotme protestën e radhës kombëtare të thirrur para Kryeministria e Shqipërisë.
Tensionohet situata në protestën e opozitës, por jo siç pritej para Kryeministrisë, por në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme, ku policia lëshoi ujë në drejtim të protestuesve të cilët po marshonin në heshtje dhe pa asnjë incident deri në atë moment
Kaq ka mjaftuar që të nisë sulmi i protestuesve me molotovë. Pas kesaj tensionet vijojne, ku deputetet po perplasen fizikisht me efektivet qe i kane penguar ne marshimin e tyre.
Policia po sperkat kryesisht kryedemokratin Sali Berisha me sprajt, ndersa Gazment Bardhi fajeson policine.
Deklarata e Bardhit
Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore?
Në cilin vend të btoës pengohet protesta?
Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju?
Si pengoni një protestë në mënyrë të paligjshme?
Nga kush i merrni urdhrat ju?
A ishte protesta paqësore?
Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën?
A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?
Shkoni dhe arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, ata që kanë vjedhur shqiptarët, jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit.
VIDEO–LIVE/ OPOZITA RIKTHEHET NË SHESH! Pa foltore në rrugët e Tiranës, policia në ndjekje të demokratëve
