Avokati i pandehur, në sulm ndaj KLP-së

Avokati i pandehur i kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj pas presionit të djeshëm ndaj drejtësisë, Plarent Ndreca sot ka ushtruar një presion ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Avokati i pandehur i Erion Veliajt ka nisur një fushatë sulmi me dirigjencë nga kryebashkiaku i arrestuar ndaj KLP-së, duke thënë se po mbahet një anim nga ana e këtij institucioni për të mbrojtur prokurorin Ols Dado.

Në fakt, nuk ka asgjë për të cilën mund të mbrohet prokurori Ols Dado, pasi padia ndaj tij është qesharake dhe prokurori ka kaluar të gjitha fazat e vetingut.

Ky është një tjetër sulm në vazhdën e atyre sulmeve të mëparshme ku mbusheshin raporte me gënjeshtra dhe mashtrime nga studio ligjore lobiste të paguara 220 mijë dollarë nga Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj.

Këtë e kanë treguar dokumentet e dërguara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, ku paturpësisht ngriheshin gënjeshtra për kërkesën për lejen e ndërtimit, gjë për të cilën CNA prej muajsh me radhë ka kërkuar nga Veliaj dhe gazetari i familjes së tij Mero Baze të publikojnë dokumentet me firmat përkatëse, që asnjëherë nuk janë publikuar, duke i lënë në kuadrin e gënjeshtrave.

Mashtrim tjetër i thënë në atë raport ishte se prokurori Ols Dado ishte aktivist i PD-së, po ashtu një gënjeshtër e rrëzuar.

Këto sulme dhe ky i fundit kanë një qëllim të vetëm, intimidimin e prokurorit Ols Dado, i cili ka hetuar bashkë me prokurorin Altin Dumani, dhe i kanë komunikuar 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, si korrupsion, shpërdorim detyre, pastrimi i produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futjen e sendeve të paligjshme në qeli. /CNA