Vijojnë tensionet në bulevard/ Noka: Skënder Hita, kamikaz politik! Do ia nxjerrim edhe vilat e gjërat që ka andej nga Farka
Partia Demokratike po mban mbrëmjen e sotme protestën e radhës kombëtare të thirrur para Kryeministria e Shqipërisë.
Tensionohet situata në protestën e opozitës, por jo siç pritej para Kryeministrisë, por në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme, ku policia lëshoi ujë në drejtim të protestuesve të cilët po marshonin në heshtje dhe pa asnjë incident deri në atë moment
Flamur Noka deklaroi se: "E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë.
Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar. Këta janë të vjedhur nga Mirlinda dhe Belinda. Këta punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Mirlinda vjedh miliona euro.
Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë e përballen me motrat dhe vëllezërit te tyre. Ndaj u bëj thirrje të hapin rrugën, të mos i shërbejnë Skënder Ballukut, por t’i shërbejnë ligjit. Hapuni. Do vazhdojmë marshimin pa asnjë diskutim.
Marshimi është i pandalshëm. Është emëruar drejtor Skënder Bistri apo Skënder Ballukut. Ne do t’ia nxjerrim edhe vilat edhe gjërat që i ka andej nga Farka, po avash- avash, Skënder hajdutit.
Kështu që ne nuk na ndalon. Ai është kamikazi politik i regjimit. Dhe të harrojë se mund të ndalojë marshimin tonë".
ORGANIZIMI I PROTESTËS
Pak para orës 19:00, kreu i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në selinë blu, ku u prit nga mbështetësit demokratë.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë organizatorët kanë vendosur që të mos ketë podium apo fjalime politike, por vetëm marshim të protestuesve në rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara sigurie për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit, duke bllokuar disa akse kryesore pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Më herët gjatë ditës, Berisha deklaroi se protestat janë “zëri më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë”, ndërsa paralajmëroi se “vala e opozitës nuk do të ndalet”.
Po ashtu, Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të protestës, duke paralajmëruar se situata mund të ndryshojë me shpejtësi.
VIDEO–LIVE/ OPOZITA RIKTHEHET NË SHESH! Pa foltore në rrugët e Tiranës, policia në ndjekje të demokratëve

