At*ntati në Sarandë/ Reagon Shoqata Çamëria: Rexhep Ismaili ishte zë i palëkundur i çështjes çame

Shoqata Çamëria ka reaguar pas atentatit të ndodhur dje në Sarandë, ku humbi jetën Rexhep Ismaili. Shoqata shprehet se, Ismaili ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë. Më tej ata kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Viktima Rexhep Ismaili, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e shkuar, ishte kryetar i shoqatës “Çamëria” dega Sarandë. 

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë. Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në reagim.