PAK PARA NISJES SË PROTESTËS/ Kryepolici Hita jep udhëzimet e fundit për mbrojtjen e institucioneve

Rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 19:00.

Sipas informacioneve paraprake, prani të shtuar të forcave të rendit do të ketë pranë institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, Parlamentin dhe ministritë.

Policia ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës dhe menaxhimin e situatës në çdo skenar të mundshëm, duke qenë se tubimi është paralajmëruar në formën e një marshimi.

Ndërkohë pak më herët policia njoftoi edhe rrugët që do të bllokohen gjatë mbajtjes së protestës.