DY ORË NGA REVOLUCIONI/ Ky është i vetmi protestues në selinë e boshatisur të PD-së

Rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 19:00.

Por kur na ndajnë rreth dy orë nga protesta, një protestues ka tërhequr vëmendjen teksa gjendet i vetëm në oborrin e selisë blu, pasi ende liderët nuk kanë mbërritur akoma.

Sipas informacioneve paraprake, prani të shtuar të forcave të rendit do të ketë pranë institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, Parlamentin dhe ministritë.

Policia ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës dhe menaxhimin e situatës në çdo skenar të mundshëm, duke qenë se tubimi është paralajmëruar në formën e një marshimi.

Ndërkohë pak më herët policia njoftoi edhe rrugët që do të bllokohen gjatë mbajtjes së protestës.

Nderkaq ka ndryshuar sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme.

Burime bëjnë me dije se demokratët do të nisin menjëherë me marshimin.

Përpara Kryeministrisë mungon podiumi, duke lënë të kuptohet se kësaj radhe nuk do të ketë fjalime, por marshim dhe revoltë qytetare, siç edhe ka ndodhur më parë.