Provohet fakti/ Gazetari që s*lmoi gjyqtarin në gjyqin e Veliajt (FOTO)
Në Gjykatën Administrative po mbahet seanca gjyqësore për padinë e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale Erion Veliaj, kundër prokurorit Ols Dado.
Sot u provua fakti se, kush janë vasalët që Veliaj i përdor për të kryer fushatën e tij të sulmeve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në sallën e gjyqit sot del hapur dhe e takon kryebashkiakut e arrestuar të Tiranës Erion Veliajn një nga vasalët e radhës.
Bëhet fjalë për Ilir Yzeirin, një sharlatan publik i cili pas arrestimit të Veliajt u bashkua me shërbtorët mediatikë të kryebashkiakut për të ushtruar sulme dhe presion ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi.
Është pikërisht ky vasal dhe sharlatan publik si Ilir Yzeiri i cili takoi sot dhe shtrëngoi duart me Veliajn.
Është po i njëjti vasal dhe sharlatan publik, Ilir Yzeiri i cili kërkoi të intimidonte gjyqtarin Engert Pëllumbi duke e ofenduar nga pamja e tij fizike.
“Ky gjyqtari me një pamje të çuditshme, ky gjyqtari i apelit që as emrin nuk dua t’ia zë me gojë që ngjan sikur është arratisur nga ndonjë planet i pazbuluar ende”, ishin këto vetëm disa nga ndyrësitë mediatike, intimidimi që iu bë gjyqtarit Engert Pëllumbi.
Sot vasali dhe sharlatani publik Ilir Yzeiri shfaqet dhe takon në gjyq Veliajn i cili përmes padive kërkon të intimidojë prokurorin Ols Dado./ CNA
