Padia qesharake ndaj prokurorit Ols Dado/ Me prangat në duar, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

Për pak minuta pritet që në Gjykatën Administrative të nisë seanca për padinë qesharake të bërë nga Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale ka mbërritur në Gjykatën Administrative i shoqëruar nga fugoni dhe efektivët e policisë.

Veliaj ka hyrë në Gjykatë Administrative i prangosur.

Ajo që është vënë re është prania e dy aktorëve të njohur, Gaz Paja dhe Robert Ndrenika, të cilët kanë ardhur për të mbështetur Veliajn, edhe pse ky i fundit përballet me 13 akuza penale të rënda, që përfshijnë korrupsion të niveleve të larta, pastrim parash, deklarime të rreme të pasurisë, si dhe shpërdorim detyre dhe një akuzë për futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në paraburgim.