FAZA FINALE E RRUGËS EUROPIANE! Kryenegociatorja: Sfidë mbyllja e negociatave me rezultate të pakthyeshme
Shqipëria po hyn në fazën finale të rrugës drejt Bashkimit Europian, ndërsa qeveria ka nisur përgatitjet për mbylljen e 10 kapitujve të parë të negociatave. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka theksoi se kapitujt “Themelorë” mbeten garancia politike dhe institucionale e procesit integrues, ndërsa ministri Toni Gogu thotë se kjo nuk kërkon spektakël, por bashkëpunim institucional.
Mbyllja e kapitujve të negociatave pritet të jetë prova vendimtare e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, process për të cilin përfaqësuesit e qeverisë kanë nisur përgatitjet edhe pse raporti i IBAR ende nuk ka marrë miratimin përfundimtar.
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, zbuloi në këshillin Kombëtar i Integrimit Europian përgatitjet për mbylljen e të paktën 10 kapitujve të parë.
Duke theksuar atë që e cilësoi moment ky֛c në rrugën e anëtarësimit, theksoi se kapitujt e quajtur si Themelorë, janë garancia politike dhe institucionale e gjithë procesit të anëtarësimit.
Kryenegocatorja nënviztoi vlerësimin për progresin e arritur nga institiucionet në këtë drejtim, ndërsa foli për rëndësinë e përfshirjes së gjithë shoqërisë shqiptare në këtë process
Ministri I Drejtësisë, Toni Gogu duke e cilësuar procesin integrues të Shqipërisë si model, sqaroi përfitimin real që qytetarët do të marrin nga reformat në drejtësi, duke shtuar se sistmi po hynë në një fazë qëndrueshmërie institucionale
Përfaqësues të qeverisë dhe mazhorancës socialiste, theksuan se ndryshe nga sa pretendohet nuk ka bllokim të procesit të integrimit, ndërsa përfaqësues të institicioneve të pavarura dhe organizatave theksuan problematika dhe prezantuan propozime në funksion të rrugës integruese.
