BERISHA: PE GODET “INTEGRIMIN” E RAMËS Kreu i PD-së: Raporti provoi përjashtimin e opozitës nga procesi
Sali Berisha, e cilësoi raportin e fundit të Parlamentit Europian si konfirmim të denoncimeve të opozitës për situatën në Shqipëri. Nga selia blu, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për lobim korruptiv në procesin e integrimit europian. Kryedemorkati foli edhe për çështjen e AKSHI-t dhe lehtësimin e masës ndaj Mirlinda Karçanajt, veprim që e cilësoi si kontroll të drejtësisë nga qeveria.
Nga konferenca për shtyp nga selia blu, kryedemokrati tha se raporti ishte një goditje e asaj që e quajti si lobim korruptiv të kryeminsitrit në procesin e integrimit.
Berisha: Raporti i jep një goditje të rëndë përpjekjeve të Edi Ramës për të ecur me lobim korruptiv në procesin e integrimit. I bën të qartë se cilat janë kushtet për afatin kohor, cila është korniza që duhet të ndiqet për të pasur një integrim në një kohë sa më të afërt.
Berisha adresoi edhe akuzat e kryeministrit Rama për nxirjen e imazhit të shqipërisë në bruksel nga opozita.
Sink berisha: Edi Rama prej 3 muajsh u deklaronte shqiptarëve se janë këta që shkojnë dhe na padisin në Bruksel. Përpiqej, me mercenarë, të akuzonte opozitën se gjoja pengon integrimin. Opozita në Tiranë, në Bruksel, në Berlin, në Uashington, në Romë dhe kudo do të thotë të vërtetat dhe vetëm të vërtetat. Ndjehemi shumë të lehtësuar nga ky raport.
Sipas tij, raporti sanksionon përjashtimin e opozitës dhe qytetarëve nga procesi i integrimit nga ana e qeverisë.
Sin berisha: Sanksionon përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit. Përjashtimin e qytetarëve nga procesi i integrimit. Paralajmëron se ky proces nuk mund të jetë kurrë pronësi e ekzekutivit. Se parlamenti duhet të jetë forumi qendror i këtij procesi.
Kreu I selisë blu nuk la pa përmendur as lehtësimin e masës së sigurisë për Mirlinda Karaçanajn e Akshit, për të cilën tha se kjo tregon kontrollin e qeverisë.
Berisha: Së dyti, jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe aktin më të papërgjegjshëm, dëshminë flagrante të kontrollit të plotë të drejtësisë nga Edi Rama, nxjerrjen nga arrest shtëpie të Mirlinda Karçanaj dje nga ish-ministri i PS, Ilir Panda. Ky akt i shëmtuar është goditja më e rëndë që i jepet sistemit të drejtësisë, është goditja më e rëndë, është shpërblimi më i tmerrshëm që u bëhet hajdutëve që vjedhin për llogari të Edi Ramës.