Veliaj bën pis dhe artin me gjyqin e tij kundër prokurorit, Ndrenika dhe Gaz Paja në gjykatë për mbështetje (VIDEO)

Para pak minutash kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur në Gjykatën Administrative, ku do të shqyrtohet padia e tij ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Ajo që është vënë re është prania e dy aktorëve të njohur, Gaz Paja dhe Robert Ndrenika, Ardit Çuni të cilët kanë ardhur për të mbështetur Veliajn, edhe pse ky i fundit përballet me 13 akuza penale të rënda, që përfshijnë korrupsion të niveleve të larta, pastrim parash, deklarime të rreme të pasurisë, si dhe shpërdorim detyre dhe një akuzë për futjen ose mbajtjen e sendeve të ndaluara në paraburgim.

Veliaj thotë se Dado është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin.

Sipas kryebashkiakut, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, si dhe nuk  përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Ndërkohë avokati i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca, ka kërkuar që seanca të jetë publike, për shkak se çështja po tentohet të mbyllet përmes një procesi jo transparent, pengesave procedurale dhe mohimit të legjitimimit aktiv të paditësve.