Noka thirrje qytetarëve: Opozitarët e narkoregjimit do protestojnë, koha ti japim fundin e merituar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka me anë të një mesazhi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që sot ti bashkohen protestës së opozitarëve në orën 19:00 kundër narkoshtetit.

Noka shprehet se, tani është koha për ti dhënë fundin e merituar këtij regjimi.

Reagimi i plotë:

Sot, në orën 19:00, opozitarët e këtij narkoregjimi do të protestojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

E vetmja forcë për të ndryshuar këtë realitet janë opozitarët e këtij regjimi, denoncuesit e tij që prej ditës I, kur sekti rilindja mori kontrollin mbi pushtetet.

Është koha t'u japim një fund të merituar.

Asnjë hap mbas tani që janë në rrokullimë.