Protesta kombëtare e opozitës në Tiranë/ Qindra qytetarë nga Fier nisen drejt kryeqytetit
Nga organizimi i Partisë Demokratike dega Fier dhe kryetarit të komanduar të saj, Ardian Ferro, drejt Tiranës pritet të udhëtojnë afro 700 qytetarë për t’iu bashkuar protestës së opozitës.
Kryetari i Partia Demokratike dega Patos, Pëllumb Hoxha, është shprehur për Syri tv, se nga Patosi do të marrin pjesë mbi 100 qytetarë.
Ndërkohë, edhe kryetari i Partia Demokratike dega Mallakastër, Resmi Shanaj, ka deklaruar se mbi 100 qytetarë do të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.
Po ashtu, Emels Xhaxhaj, kryetar i Partia Demokratike dega Rroskovec, ka pohuar se nga kjo bashki do të nisen mbi 100 qytetarë.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja në protestën e opozitës në Tiranë po realizohet me automjete private. Qytetarët do të nisen në kohë të ndryshme, ku një pjesë kanë udhëtuar më herët, ndërsa të tjerë do të nisen gjatë orëve të pasdites, me synimin për të qenë të pranishëm në protestën që nis në orën 19:00.
