Me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale/ Manovrat e Veliajt me drejtësinë, gjykata sot shqyrton padinë ndaj Dados

Këtë të premte Gjykata Administrative do të shqyrtojë padinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Veliaj thotë se Dado është emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin.

Sipas kryebashkiakut, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, si dhe nuk  përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Ndërkohë avokati i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca, ka kërkuar që seanca të jetë publike, për shkak se çështja po tentohet të mbyllet përmes një procesi jo transparent, pengesave procedurale dhe mohimit të legjitimimit aktiv të paditësve.