SHKËMBIM ZJARRI/ ZBARDHET dinamika e vr*sjes së biznesmenit në Sarandë, reagon deputeti i PS-së: I kobshëm lajmi
Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen e pronarit të një pike karburanti në Sarandë, shtetasit Rexhep Ismaili, 66-vjeç.
Hetimet e deritanishme kanë zbardhur dinamikën e plotë të sulmit, i cili dyshohet se e ka origjinën nga një konflikt i mëparshëm mes autorit dhe viktimës.
Sipas burimeve, autori ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit në pronësi të Ismailit. Ky i fundit ndodhej në lokalin e biznesit, i ulur në tavolinë me persona të tjerë, kur autori ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ka marrë përmasa edhe më dramatike menjëherë pas të shtënave të para. Personat që ndodheshin brenda banakut të lokalit kanë reaguar menjëherë duke nxjerrë një armë automatike. Ata kanë qëlluar me breshëri në drejtim të autorit që po tentonte të largohej.
Pavarësisht kundërpërgjigjes me armë zjarri nga njerëzit e viktimës, autori i dyshuar ka arritur t’u shpëtojë plumbave dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Policia po vijon punën për identifikimin e plotë të personave që përdorën automatikun, ndërsa vijon kërkimi për kapjen e autorit kryesor të vrasjes.
Ndërkaq një reagim vjen edhe nga deputeti socialist i Sarandës, Ardit Bido, i cili i bën thirrje policisë që të zbardhin sa më shpejt ngjarjen, teksa vlerëson kontributin e Ismailit në zonë, si kryetar i Shoqatës "Çamëria" në Sarandë.
REAGIMI I DEPUTETIT ARDIT BIDO

I kobshëm lajmi i vrasjes së Rexhep Ismailit. Kryefamiljar që rriti një familje të mirë, biznesmen i suksesshëm, patriot dhe drejtues i zellshëm i Shoqatës Çamëria në Sarandë.
Humbja e tij trondit jo vetëm familjen dhe miqtë, por mbarë komunitetin.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë qё të zbardhin sa më parë këtë ngjarje të rëndë dhe autorët të përballen me drejtësinë.
Ngushëllimet më të singerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën.
Lamtumirë Rexhep!

