FOTO/ Detajet nga atentati në Sarandë, viktima, kryetar i Shoqatës "Çamëria"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2026, 22:35
Në foton e mëposhtme është shtetasi Rexhep Ismaili, 66-vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në zonën e Gjashtës në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me një plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ismaili raportohet se është pronar i një karburanti në Sarandë por edhe kryetar i Shoqatës "Çamëria" në Sarandë, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Në vendngjarje ndot grupi i ekspertëve kriminalistikë, të cilët kanë rrethuar zonën e krimit e po kryejnë veprimet hetimore.
