VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (7 - 8 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Veriore dhe Baltiku vijojnë me reshje të dendura dhe erëra të forta, ndërsa Alpet me rrebeshe afatshkurtra. Pjesa tjetër e kontinentit mbetet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, priten vranësira dhe reshje të pakta në lindje paradite, ndërsa pasditja sjell reshje në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në lindje. Temperaturat luhaten nga 6°C në 29°C. Era mbi 45 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, një qendër ciklonare në Adriatik sjell mot të paqëndrueshëm në Ballkan me rrebeshe shiu dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e Evropës vijon me kthjellime.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash me reshje shiu, më të dukshme në veri dhe qendër. Temperaturat luhaten nga 7°C në 26°C. Era fryn e fortë mbi 60 km/h, me dallgëzim mbi 3 ballë.