Marrëveshja me AADF/ Ironizon Boçi: Na e shitën si amerikane...do t’i themi shqiptarëve do kemi NASA-n te ura e Zaranikës
“Zoti Shehaj kërkon zbatimin e rregullores, të njëjtën gjë që unë kërkova seancën e kaluar kur mora edhe përjashtimin.
Unë kam dëgjuar kryeministrin dje që në një takim krenar përcaktonte se agjencia e shërbimeve arsimore është bërë një institucion amerikan dhe ne anti amerikanët e kemi kundërshtuar një gjë të tillë.
Por ka një përgjigje të ambasadës amerikane në lidhje me AADF, dhe kërkesa është nga një qytetare e Durrësit e interesuar për projektin TID.
Dhe në përgjigje përcaktohet se AADF është institucion i pavarur ku Departamenti i Shtetit nuk ka asnjë rol mbikëqyrës.
Pra lërini përrallat me amerikanë , sepse thjesht e ka marrë një privat, klientelistë të ministres së Arsimit.
Po blen një teleskop në Arizona po e çojmë në Elbasan dhe po i themi gjithë Shqipërisë po e çojmë NASË-n te ura e Zaranikës”, tha Boçi.