Kërkesa e PD-së për diskutimin e raportit të PE, Balla: Mos u bëni qesharakë, debati bëhet pas miratimit nga institucioni evropian
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, nuk mund të diskutohet në Kuvend pasi duhet që të presin së pari miratimin nga ana e institucionit evropian.
Nga Foltorja e Kuvendit, Balla i kërkoi opozitës që të mos bëhen “qesharakë” dhe të presin derisa PE të miratojë dhe më pas të vijojnë me diskutimin në vend.
“Projekt rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë në rrugën e BE, dëshmon arritjet e Shqipërisë përgjatë këtij viti kur raportohet. Është një projekt rezolutë e PE mbi raportin për 2025. Që mos bëhemi qesharakë, PE këtë dokumentin e miraton vetë më 16 ose 17 qershor, tani na kërkohet ta bëjmë ne diskutimin para se ta miratojë PE.
Na kërkohet që të bëjmë diskutimin para se ta miratojë PE. Jemi të gatshëm kur ta doni ju por e kemi programuar javën tjetër më 14 maj. Kjo historia me marr 2 minutëshin këtu për të thënë kërkuam diskutim për raportin kjo nuk shkon, na bën qesharakë.
Se duhet ta miratojë PE, në 7-8 korrik kemi edhe komitetin e Stabilizim Asocimit, për shqiptarët projekt rezoluta e kaluar të martën me 55 vota pro, rëndësi ka të ruajmë seriozitetin. E mirepresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet. Javën tjetër e kemi detain për raportin”, tha Balla.
