TENDERI 3 MILIONË EURO ME NJË GARUES/ Kompania e Alma Tafanit 18 milionë euro nga 51 tendera në shëndetësi

Tenderi për ushqimin e akademisë së policisë ka prekur një shifër prej 3 milionë eurosh. Në garë rezulton se morën pjesë 3 subjekte por dy u skualifikuan duke lënë të vetme dhe fitues firmën e Alma Tafanit.
TENDERI 3 MILIONË EURO ME NJË GARUES/ Kompania e Alma Tafanit 18

Kompania Sori- al e Alma Tafanit e ka fituar tenderin për gatimi dhe shpërndarje ushqimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, studentëve dhe të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në 7 shkurt të vitit 2025 më një afat 3 vjeccar.

Shuma e kontratës kam vlerën e rreth 276 milionë lekëve ose rreth 3 milionë euro

Në garë kanë marrë pjesë dhe kompanitë  “DAJTI PARK 2007” dhe “Solid&Co” të dyja të skualifikuara. Sipas të dhënave të open procurement të dy subjektet nuk kshin paraqitur ofertën ekonomike dhe dokumentet për kualifikim sipas kërkesave.

Që prej periudhës së monitorimit prej open procuremet subjekti sori - al ka fituar 71 tendera ku 51 janë në sektorin e shëndetësisë me rreth 1 miliardë e 800 milionë lekë ose 18 milionë euro.

Sori al është e themeluar në vitin 2002 dhe pronare dhe njëkohësisht administrator është Alma Tafani e shpallur në kërkim këtë të enjte.

dy vit pas themelimit Tafani i jep 50 për qind të aksioneve ish bashkëshortit të saj Nikolin Jaka, ndërsa në 2007 ajo bëhet sërish pronare e plotë e kompanisë.

Tenderat e fituara nga Tafani kanë qenë shpesh tema të lajmeve në medie për formën e fituar. Po ashtu dhe në vitin 2020 u publikuan pamje kut çarçafët e spitaleve transportoheshin me mjete të dedikuara për ushqimet.