Aksident te Unaza e Madhe/ Dy makina përplasen pranë mbikalimit të Saukut (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2026, 08:40
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në zonën e Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Saukut në Tiranë.
Sipas videos së siguruar nga "Ora News", dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë për të menaxhuar situatën dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa përplasja ka shkaktuar ngadalësim të qarkullimit në këtë segment rrugor.
