Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi, disa prej tyre përfundojnë në spital

Rreth 55 kursantë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit.

Mësohet se menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Kursantët kanë pasur të vjella, ethe dhe diarre. Dyshimet janë se studentët janë helmuar nga brokoli.

Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët.

Kursantët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, ndërsa dy prej tyre ndodhen ende në spital.

Një ditë më parë në Akademinë e Sigurisë kanë shkuar ISHP, AKU dhe krimi ekonomik, ku janë intervistuar studentët dhe kanë bërë një serum. Më pas kanë dal nga Spitali.

Alma Tafani, administratorja e kompanisë, është bashkëshortja e Nikolin Jakës, person i denoncuar më herët për tendera të dyshimtë të fituara në institucione të tjera shtetërore, pikërisht për servirjen e vakteve ushqimore.

Nikolin Jaka, fitoi tenderin, vetëm në muajin prill, i janë paguar 78 milion lekë kompanisë në fjalë, pasi ajo i dërgonte 3 vakte ushqimore Akademisë së Sigurisë. 

Ka pasur dhe tendera të tjera të dyshimta, të fituara nën ndikimin e Nikolin Jakës, duke ditur edhe pozicionin e tij të punës, por edhe lidhjet e tij të mëhershme, të cilët e kanë favorizuar në marrjen e tenderave të dyshimta, por ka qenë dhe përfitues i parave publike dhenë një farë mënyre, këto ngjarje që kanë ndodhur, lënë të kuptojnë një hije e rëndë mbi sigurinë ushqimore të "Sori-al" sh.p.k, por edhe mbi mënyrën higjenike që punon kjo kompani.

Më datë 21 shkurt 2022 një investigim i gazetares së "Ora News", Alketa Çeku është pikërisht që ka të bëj me skandalin e ushqimeve të të sëmurëve në "QSUT", ku bashkëshortja e Nikolin Jakës, Alma Tafani, ishte ajo që fshihej pas kompanisë që fitoi tenderin me vlerë 7.4 miliardë lekë, që kishte të bënte me dërgimin e vakteve ushqimore për të sëmurët në qendrën spitalore të Tiranës.

Nga ana tjetër janë persona të tjerë që kanë pasur shqetësime në spital, dhe kjo ka kaluar nën hije.

Kompania që drejtohej nga Alma Tafani, kontratën e fundit me Akademinë e Sigurisë e ka marrë në janar të vitit 2025 me objekt shërbim gatimi dhe shpërndarje të ushqimit tek punonjësit dhe studentët të Akademisë së Sigurisë.

Bëhet fjalë për një kontratë prej 36 muajsh dhe me një vlerë të konsiderueshme parash.

Edhe kjo kontratë do të jetë objekt hetimi dhe shqyrtimi, nëse ka pasur të drjetë që "Sori-Al" sh.p.k të marr apo të ofroj shërbime të tilla, duke ditur historikun e saj, e cila ka qenë e denoncuar më herët për skandalet që kanë të bëjnë me shërbimet katering, ku së fundmi në spitalin QSUT ka pasur informacione publike sa i takon mënyrës sesi shërbehet ushqimi, që u bënë shkak edhe për gjendje jo të mirë shëndetësore për konsumuesit e këtij ushqimi.

Duket që nuk është marrë asnjë masë, pasi ajo vijoi të merrte tendera publike, ku favor i tillë dukej që vinte nga mbështetja e bashkëshortit. Do të duhej të kishte një hetim të thelluar kunddrejt saj.

Alma Tafani rezulton që të ketë fituar tendera edhe nga Bashkia e Tiranës, në kohën kur menaxhohej nga Erion Veliaj, i cili sot është në akuzë për 13 vepra, ku ka rezultuar të jetë shkelës i ligjit për shpërdorim detyre etj.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurorimi, me objekt blerje, bulmet, kos, djath gjizë, për çerdhet dhe kopshtet, me një fondet rreth 96 milion lekë pa TVSH.