Skandali tek Akademisë së Sigurisë/ Arrestohen dy persona, administratorja shpallet në kërkim (EMRAT)

Komisariati nr. 1 arrestoi 2 persona, Kujtim Ballgjini dhe Kristjana Plaka dhe shpalli 1 në kërkim për skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë.

Burime bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administatoren, Alma Tafani.

Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rëndë me të vjella dhe dhimbje të forta barku.

Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer.