HORMUZI ÇLIRON BURSAT/ Karburanti në pikiatë në botë, në shqipëri nafta bie me 22 lekë
Paralajmërimi për paqe në mes iranit dhe shba u pasua me një rënie të ndjeshme të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Po ashtu dhe në shqipëri nafta ra me 10 lekë dhe benzina me 4 lekë, sipas vendimit të bordit të transparencës
Çmimi i karburanteve në shqipëri do të shitet më lirë nga kjo e enjte. Sipas bordit të transparencës nafta nuk duhet të jetë më shumë se 196 lekë për litër, gati 10 lekë më pak nga vendimi i së shtunës. Sa i përket benzinës maksimumi do të lejohet me me 180 lekë, 4 lekë më pak se e 5 ditëve më parë.
Masat erdhën pas rënies me dy ditë më rradhë të çmimeve në bursat ndërkombëtare, veprim që vjen menjëherë pas deklaratës së Presidentit Amerikan donald Trump se konflikti në lindjen e mesme.
Paraditen e së enjtës vlera për fuçi zbriti në 97 dollarë nga 108 që ishte të mërkurën.
Kjo është hera e parë që çmimi bie nën 100$ që pas fillimit të konfliktit.
Megjithatë kjo vlerë konsiderohet tejet e lartë dhe larg çmimit që ishte disa muaj më parë para nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, me 70$ për fuçi.
Ndërkaq shqipëria vazhdon të kryesojë për çmimin më të lartë të karburantit duke lënë pas Kroacinë, Rumaninë, Greqinë apo dhe kosovën.
Akuzave të opozitës për këtë shtrenjtim mazhoranca i është përgjigjur se në këtë vlerë përfshihen dhe taksat që në shtete të tjera mblidhen të ndara.
Burdi i transparencës u krijua vetëm pak ditë pas sulmit në iran, ku qëllimi ishte monitorimi i lëvizjeve në bursë dhe vendosja e një tavani fitimi në shqipëri si dhe për të ndaluar spekullimet e mundshme.
Pavarësisht rritjes së menjëhershme të çmimeve, ku nafta shkoi në dy raste mbi 220 lekë litri, Instat raportoi një rritje të konsumit me të paktën 3 për qind
Cmimi në Europë dhe Shqipëria
Danimarkë 2.43 euro
Zvicër 2.34 euro
Hollandë 2.29 euro
Finlandë 2.28 euro
UK 2.18 euro
Belgjikë 2.16 euro
Francë 2.14 euro
Gjermani 2.06 euro
Shqipëri 2.05 euro
Suedi 2.05 euro
Itali 2.03 euro
Shtete të tjera dhe Shqipëria
1.Shqipëri 2.05 euro
Kroaci 1.87 euro
Rumani 1.87 euro
Serbi 1.87 euro
Greqi 1.86 euro
Bullgari 1.75 euro
Bosnje Hercegovinë 1.73 euro
Slloveni 1.72 Euro
Kosovë 1.69 Euro
Maqedoni 1.52 Euro
Moldavi 1.5 euro
Turqi 1.34 Euro

