Macron propozon mision ndërkombëtar për Hormuzin gjatës bisedës me presidentin e Iranit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 22:49
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë të re me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, ku është diskutuar situata në Ngushticën e Hormuzit dhe siguria e lundrimit detar.
Gjatë bisedës është vënë në dukje rëndësia e garantimit të qarkullimit të lirë të anijeve në këtë zonë strategjike, ndërsa Macron ka inkurajuar Iranin të shqyrtojë një plan të propozuar nga Franca dhe Britania për krijimin e një misioni ndërkombëtar që synon sigurimin e tranzitit detar.
Presidenti francez ka bërë të ditur gjithashtu se këtë çështje synon ta diskutojë edhe me presidentin amerikan Donald Trump.
