Moska k*rcënon me sulme të reja nëse shkelet armëpushimi

Moska ka paralajmëruar mundësinë e sulmeve të reja ndaj Kievit nëse Ukraina shkel armëpushimin e 9 majit. Kjo datë përkon me festimet në Rusi për fitoren në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, ambasadat në Kiev duhet të jenë gati për evakuim të menjëhershëm dhe të largojnë stafin në rast përshkallëzimi të situatës.

Nga pala ruse është bërë e ditur se çdo shkelje e armëpushimit mund të sjellë pasoja të rënda dhe reagim të menjëhershëm ushtarak.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e ka cilësuar situatën serioze dhe ka kërkuar që paralajmërimi të merret parasysh me kujdes.