Përplasja Papa-Trump/Papa Leoni reagon pas akuzave për Iranin dhe kërkon të vërtetën në publik
Papa Leoni ka reaguar ndaj akuzave të fundit nga Donald Trump, duke sqaruar se qëndrimi i tij kundër armëve bërthamore ka qenë gjithmonë i njëjtë.
Pas një daljeje për mediat pranë Castel Gandolfo, pranë Romë, ai tha se misioni i kishës mbetet predikimi i paqes dhe ungjillit.
Ai kërkoi që kritikat ndaj tij të bëhen me ndershmëri dhe mbi bazën e së vërtetës, duke kujtuar se kisha ka qenë prej kohësh kundër armëve bërthamore.
Reagimi i tij vjen pasi Trump, në një intervistë, kishte ngritur akuza se qëndrimet e papës për luftën në Iran mund të rrezikojnë besimtarët katolikë, madje duke pretenduar se ai e sheh si të pranueshme që Irani të ketë armë bërthamore. Ky pretendim është kundërshtuar nga Vatikani.
Marrëdhëniet mes palëve janë tensionuar që prej muajit prill, kur Trump përdori tone të forta ndaj papës pas kritikave për luftën në Lindjen e Mesme. Situata u përshkallëzua edhe më tej me një postim të debatueshëm nga ana e presidentit amerikan në rrjetet sociale.
Ndërkohë, në Vatikan pritet një takim mes papës dhe Marco Rubio, sekretarit amerikan të shtetit. Ky takim shihet si një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të mbajtur të hapur dialogun mes SHBA-së dhe Selisë së Shenjtë.

