Kina futet fuqishëm në lojë/Thirrje për armëpushim mes SHBA dhe Iranit, synohet hapja urgjente të Hormuzit

Kina ka kërkuar një armëpushim të plotë në konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar gjithashtu rikthimin e lëvizjes normale në Ngushtica e Hormuzit, një rrugë shumë e rëndësishme për transportin global të naftës.

Kjo kërkesë erdhi gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araqchi në Pekin, ku u takua me homologun e tij kinez Wang Yi.

Pas takimit, pala kineze u shpreh në favor të ndaljes së luftimeve dhe vijimit të bisedimeve për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.

Vizita vjen në një moment të ndjeshëm, vetëm pak ditë përpara një takimi të rëndësishëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, duke e bërë këtë lëvizje pjesë të zhvillimeve më të gjera diplomatike.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Irani dhe SHBA janë pranë një marrëveshjeje paraprake. Propozimi përfshin kufizime për programin bërthamor të Iranit, heqjen e disa sanksioneve nga ana e SHBA-së dhe lirimin e fondeve të bllokuara, si edhe lehtësimin e kalimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Analistët e shohin përfshirjen e Kinës si një faktor me peshë në këtë proces, duke e konsideruar Pekinin një ndër aktorët që mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje dhe në stabilizimin e situatës në rajon.