“Vetëm një javë”/ Trump flet për marrëveshjen e mundshme mes Uashingtonit dhe Teheranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të arrihet brenda rreth një jave.

Në një intervistë për Fox News, ai u shpreh se bisedimet mes dy vendeve janë në një fazë të rëndësishme dhe po shkojnë drejt një marrëveshjeje mbi një memorandum mirëkuptimi.

Sipas tij, ky dokument do të shërbente si hap i parë për uljen e tensioneve dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat kanë qenë të vështira për shumë vite.

Trump u pyet për afatin e mundshëm të marrëveshjes dhe u përgjigj shkurt se mund të duhen vetëm disa ditë, duke lënë të kuptohet se procesi po ecën me ritëm të shpejtë.