Goditje nga ajri në Gjirin e Omanit/ Forcat amerikane dëmtojnë anijen iraniane pas bllokadës në Hormuz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 19:43

Forcat amerikane kanë goditur një cisternë iraniane në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se po tentonte të kalonte bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), anija “M/T Hasna”, me flamur iranian, po lundronte në drejtim të një porti në Iran kur u ndalua nga forcat amerikane.
Ajo nuk iu bind disa paralajmërimeve për të ndryshuar kursin.
Pas kësaj, nga një aeroplanmbajtëse amerikane “USS Abraham Lincoln” u ngrit një avion luftarak F/A-18 Super Hornet, i cili hapi zjarr me armë 20 mm, duke dëmtuar timonin e cisternës.
