Eksperti Qirjazi për strategjinë e dyfishtë të Uashingtonit: Pa negociata direkte, Hormuzi mbetet 'i ngrirë'
Në studion e Ora News ishte i ftuar Redion Qirjazi, Kryetar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe ekspert sigurie, i cili komentoi zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit dhe tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Ai vlerësoi se situata në terren nuk ka ndryshuar, pavarësisht deklaratave dhe nismave diplomatike.
Sipas tij, bllokada vijon të mbetet në fuqi dhe lëvizjet politike nuk kanë sjellë efekt konkret.
“Asgjë me rëndësi nuk ka ndryshuar në terren. Bllokada vazhdon dhe SHBA duket sikur po luan rol të dyfishtë, polici i mirë dhe polici i keq. Propozimet për sigurinë e anijeve mbeten pa efekt, sepse pa garancinë e Iranit, ato nuk do të lundrojnë.”-tha ai.
Qirjazi u ndal edhe te propozimi amerikan për të garantuar sigurinë e anijeve neutrale, të cilin e cilësoi të kufizuar në efektivitet, pasi sipas tij nuk funksionon pa dakordësinë e të dy palëve.
Ai tha se situata mbetet e njëjtë si më parë dhe se deklaratat politike nuk kanë sjellë ndryshim real në terren.
“Kjo situatë ngjan me një lëvizje me hapa para dhe mbrapa, pa efekt real. Nuk ka ndryshim nga gjendja që ishte përpara deklaratave politike. Zgjidhja do të ishte vetëm rifillimi i negociatave direkte mes palëve.”-u shpreh Qirjazi.
Sipas tij, vetëm një ulje e vërtetë e tensioneve dhe dialogu i drejtpërdrejtë mund të ndryshojnë situatën aktuale në rajon.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

