NOIZY NË GJYQIN PËR LAERT HAXHIUN/ Reperi paraqitet në GJKKO për sulmin me tritol pas sherrit me Cllevion

Reperi Noizy u paraqit në GJKKO si dëshmitar në procesin ndaj Laert Haxhiut, lidhur me sulmin me tritol ndaj biznesit të tij në Durrës pas konfliktit me reperin Cllevio.  Këngëtari refuzoi të bëjë komente, ndërsa seanca dështoi.

Sipas SPAK, shpërthimi ishte porositur nga Haxhiu, i akuzuar për 14 krime të rënda, ndërsa seanca u shty për mungesë të avokatëve.

Reperi Rigels Rajku,  ose Noizi sic njihet me emrin e artit u paraqit këtë të mërkurë në Gjykatën e Posacme në cilësinë e dëshmitarit në procesin ndaj Laert Haxhiut, që po gjykohet për 14 krime të ndryshme si drejtues I një grupi kriminal mebazë në lushnje e shtrirje edhe përtej Shqipërisë.

Këto pamje tregojnë kur Noizi hyn në Gjykatën e Posacme, ndërsa nuk pranoi të bëjë komente për median.

Kengëtari dhe Babai I tij janë thirrrur në procesin ndaj kreut të të ashtuquajturës banda e re e lushnjes, në cilësinë e viktimës së veprës penale,  për sulmin me lëndë plasësë në qershor të vitit 2022 ndaj një ambient që ka në pronësi në Durrës.

Seanca dështoi për mungesë të avokatëve dhe e radhës pritet të mbahet më 13 maj, ora 11:00.

Noizi u largua nga gjykata  e Posacme sërish pa komente.

Sipas hetimit të SPAK, tritoli u vendos me urdhër të Laert Haxhiut, i akuzuar për një sërë veprash kriminale, pas sherrit të Noizy-t me një tjetër reper, Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio.

Ngjarja pasoi një video të shpërndarë në rrjetet sociale që trengonte një sherr mes dy reperave

Ishte Artan Tafani, ish anëtar I grupit kriminal që me cilësinë e dëshmitarit të drejtësisë, tregoi se tritoli në biznesin e Noizit ishte vendosur me porosi të Laert Haxhiut, pas dhunës ndaj shokut të tij, Cllevio.

Laert Haxhiu akuzohet për 14 krime nga tritilvënia tek vrasjet, të kryera në një periudhë gati dy vjecare dhe shtrirje në disa qytete të vendit.

Sipas SPAK, Haxhiu, në rolin e drejtuesit të grupit, është pjesëmarrës dhe porositës i tre vrasjeve: ekzekutimit të Çajup Selimit në Tepelenë, Fridman Xhaferrajt në Korçë dhe Alban Semakut në Peqin.

Laert Haxhiu, ndërkohë është dënuar me burg përjetë për atë që njihet si Masakra e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në 2017-ën, me dy viktima e dy të plagosur, ku shenjestër ishte nipi Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës .

Sipas hetimeve të SPAK dhe dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, ky sulm dyshohet se është kryer me urdhër të Laert Haxhiut.

Ngjarja është pjesë e një dosjeje të gjerë që lidhet me aktivitet kriminal dhe konflikte të dhunshme.

Procesi ndaj Haxhiut vijon në GJKKO, ndërsa dëshmitë e personave të përfshirë pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat dhe autorësinë e ngjarjeve të rënda.