“Dhomat 2 me 2, pa sinjal”, Balliu: Kushtet në paraburgim mizerabël!
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka denoncuar kushtet në të cilat mbahen të paraburgosurit.
Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend Balliu është shhprehur se kur ka vizituar Ilir Metën, ka parë që ky i fundit ndodhet në një dhomë të vogël, ku nuk ka as sinjal dhe është e boshatisur, me vetëm një sirtar me disa libra që përbën sipas tij “bibliotekën”.
Sipas Balliut, kjo situatë është e papranueshme, duke shtuar se të tjerë të burgosur, përfshirë protestues dhe të rinj, po mbahen në kushte mizerabël.
“Isha tani para se të vija këtu te paraburgimi ku pashë edhe ish-presidentin Ilir Metën. I pyeta: a keni bibliotekë këtu? Po më thanë. Kur shkova ta shihja ishte një sirtar me 15 libra, dhoma e boshatisur pa karrige, pa tavolinë. 15 libra quhej biblioteka. Pastaj kushtet e qelisë së Metës, dhoma 2 me 2. Ishte rastësisht e vetmja dhomë që nuk i punonte as sinjali. Disa protestues që janë sot në burg rrinë në kushte mizerabël. Nuk janë as burgje. Kemi pasur edhe 18-vjeçarë që janë futur në burg për 2 cigare hashash”, u shpreh Balliu.
