Nga ‘Partizani’ te AKSHI/ Kryetari i PD-së: Nga dosja ka dalë vetëm 10%
Ky është leximi politik që i bëri vendimit të Gjykatës së Lartë Sali Berisha për ndryshimin e praktikës së masës së arrestit me burg, duke e cilësuar kryetarin Sokol Sadushi si militant socialist.
Nga hyrja e Kuvendit, ai paralajmëroi votë kundër kandidaturës së Genta Bungo për Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Më herët, pasi zbatoi në SPAK masën “detyrim paraqitje” për çështjen “Partizani”, kryedemokrati iu rikthye denoncimeve për dosjen AKSHI.
Ashtu si edhe më parë, ai vijoi me akuza ndaj ish-kreut të SPAK.
Berisha pati akuza edhe për Irena Gjoka.
Kryetari i Partisë Demokratike pranoi se ndryshimi i emrit nga gjyqtarja kishte ndodhur edhe në kohën kur ai ishte kryeministër.
Në fund, për mediat, ai bëri edhe një apel për pjesëmarrje në protestë.

