GARA BRENDA PARTISË/ Xhafo: Disa kandidatë hyjnë jo për të fituar por për të ndërtuar profil politik

I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News ishte gazetari Endri Xhafo, i cili diskutoi mbi mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet dhe garat brenda partive politike në Shqipëri.

Ai foli për diferencat mes rasteve të ndryshme ndër vite, duke sjellë shembuj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, si dhe për rolin që ka kryetari në procesin zgjedhor.

“Ka raste kur gara është më e balancuar, si kur kryetari nuk është në detyrë gjatë procesit. Atëherë krijohet më shumë hapësirë për kandidatët dhe administrimi i zgjedhjeve kalon te struktura të brendshme.”-tha Xhafo.

Ai shtoi se në shumë raste, gara brenda partive mbetet e ndikuar nga pozita e kryetarit në detyrë, i cili ka ndikim të madh në proces.

“Në disa raste kandidatët hyjnë në garë jo domosdoshmërisht për të fituar, por për të ndërtuar profil politik dhe për të treguar që ekziston alternativë brenda partisë.”- u shpreh gazetari.

Gjatë diskutimit u sollën edhe raste konkrete nga gara të mëparshme brenda PD-së dhe PS-së, ku disa kandidatura janë parë si më shumë simbolike sesa reale.

U theksua se në politikën shqiptare, garat e brendshme shpesh varen nga struktura dhe balanca e pushtetit brenda vetë partive, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të tyre.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS: