Boom turistik në Gjirokastër/ Duka: 35 mijë vizitorë në 4 muaj dhe dominimi i turistëve të huaj

Gjirokastra po përjeton një fluks të jashtëzakonshëm turistik këtë vit, duke konfirmuar statusin e saj si një nga destinacionet kryesore në Shqipëri.

Ardis Duka, kreu i Drejtorisë së Kulturës Kombëtare në Gjirokastër në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora news", u shpreh se vetëm në katër muajt e parë të vitit, Kalaja e Gjirokastrës ka pritur rreth 35,000 vizitorë, një shifër që sinjalizon një sezon veror rekord. Ajo që bie më shumë në sy është dominimi i turistëve ndërkombëtarë, të cilët përbëjnë një përqindje mbresëlënëse të totalit.

"Kjo është një tregues i rëndësishëm i zhvillimit dhe i rritjes së qëndrueshme të vizitorëve dhe për vitin 2026.

Do flas pak me shifra konkrete, pra në, në katër muajt e parë pra, janar-prill, ne kemi patur 30, 35.000 vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës, që është një shifër e konsiderueshme dhe duhet patur parasysh që gjatë muajit janar kemi patur dhe pak vështirësi për shkak të sezonit të vështirë dimëror me reshje të dendura shiu, por që të gjitha parashikimet dhe kontaktet që kemi me agjencitë turistike tregojnë që sezoni do vazhdojë i mbarë, siç ju dhe e përmendët.

Po, realisht të gjitha të dhënat japin për një rritje të qëndrueshme të numrit të vizitorëve. 

Atëherë, në fakt Gjirokastra mendoj se është numri një në Shqipëri në kontekstin e siteve të trashëgimisë kulturore pra, së bashku me Beratin, por që Gjirokastra realisht ka një potencial shumë të madh, duke patur parasysh që gjithë rajoni i Gjirokastrës ka rreth 540 monumente kulture të kategorisë së parë apo të dytë.

Shtuar këtu edhe vlerën unikale botërore që ka si qytet, pra që është trashëgimi botërore e UNESCO-s, e tregojnë dhe shifrat, pasi 70% e vizitorëve që neve kemi në Gjirokastër apo në Kalanë e Gjirokastrës janë të huaj pra.

Ne bëjmë një analizë statistikore të përditshme në Kalanë e Gjirokastrës për numrin e vizitorëve dhe kemi të gjitha statistikat pothuajse nga janë vizitorët, nga, nga vende të ndryshme.

Kryesojnë vizitorët francezë, të shoqëruar pastaj me italianë, grekë, gjermanë, spanjollë, deri amerikanë", u shpreh Duka.

Ndiqni intervistën e plotë: