Greqi/ Të burgosurit përplasen me njëri-tjetrin në burgun e Nigritës, humbin jetën dy prej tyre
Një incident i rëndë ka ndodhur në burgun e Nigritës në Greqi, ku një i burgosur palestinez dhe një i burgosur nga Iraku humbën jetën pas një përleshje të dhunshme mes dhjetëra të burgosurve.
Sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, një nga viktimat vdiq në vendngjarje, ndërsa i dyti u dërgua me urgjencë në spital, ku më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.
Incidenti ndodhi mesditën e sotme në qelitë disiplinore të burgut, ku afërsisht dhjetë të burgosur ishin të përfshirë.
Menjëherë pas shpërthimit të sherrit, oficerët e burgut ndërhynë për të parandaluar sherrin dhe për të ndihmuar të lënduarit.
Për momentin, nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me shkaqet e përplasjes dhe natyrën e marrëdhënieve mes të burgosurve të përfshirë.

