Çollaku: Zgjedhjet në Kosovë në hijen e presidentit, Vjosa Osmani ndër figurat kryesore për mandat të dytë
Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ndonëse formalisht për përbërjen e re të parlamentit, po mbahen nën hijen e garës për postin e presidentit të vendit. Çështja se kush do të jetë kreu i ardhshëm i shtetit ka dalë në plan të parë, duke e bërë figurën e Vjosa Osmanit qendrore në debatin politik.
Për të folur më tepër për këtë temë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte Këshilltari i Vjosa Osmanit, Kreshnik Çollaku.
"Duhet kuptuar që zgjedhjet e shpallur në datën 7 qershor, janë zgjedhje të përgjithshme politike, por që edhe pse nuk zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli, presidenti është çështja kryesore edhe pse u shpërnda parlamenti, por dhe që do të duhet të zgjidhet parlamenti i ardhshëm.
Sepse mbas kushtetutës së Kosovës, presidenti zgjidhet në parlament, me një votim prej 80, me një kuorum prej 80 votash dhe me 61 në raundin e tretë. Kështu që, këto zgjedhje do të mbahen në hijen se kush do të jetë presidenti.
Jo për shkak të afërsisë time apo bashkëpunimit tim, por sigurisht Vjosa Osmani, kjo krizë u prodhua sepse nuk u lejua, u aktivizua një plan për pengimin e Vjosës së Osmanit si presidente.
Për rrethana po do t'i shpjegojmë. Dhe ky veprim i parlamentit, pastaj konjuktura politike mund t'i shpjegojmë, por shkonte, këtë dua t'ju them, në një kontrast të thellë me një pritshmëri publike që ne e matnim, sondazhet të ndryshme e matnin, që shkonte rreth 70% apo dhe më shumë për një mandat të dytë të zonjës Osmani.
Kështu që u detyrua Vjosa dhe këtë e ka thënë, që çfarë ju pengua në mënyrë politike nga 120 deputetë, do ta kërkojë mbështetjen te njerëzit, te populli, në votë.
Kështu që sigurisht, sigurisht është një ndër potencialet më të forta për të qenë, për ta rimarrë këtë mandat. Por në këtë radhë ndryshe nga konjukturat e parlamentit, por nga mbështetja e votave të njerëzve", u shpreh Çollaku.
Ndiqni intervistën e plotë:
