KOSOVA DO ZGJIDHJE NGA ZGJEDHJET! DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e vendit
SHBA janë të shqetësuaara për krizën politike në Kosovë që më 7 qeshor do të mbajë zgjedhjet e treta parlamentare në gati 6 muaj. Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmtim besimin në institucionet e Kosovës tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar se SHBA po ndjek nga afër zhvillimet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e krizës politike që çoi vendin në zgjedhje për herë të tretë në harkun e 6 muajve.
“Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Radion Europa e Lirë
“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha përfaqësuesi i DASH.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor, pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht pas dështimit për të zgjedhur presidentin e ri sipas afatit Kushtetues
Lëvizja Vetëvendosje në qeverisje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa pakica parlamentare fajësoi partinë e drejtuar nga Albin Kurti për mungesë bashkëpunimi dhe tentativë të përqëndrimit të pushtetit.
Vetëm tre muaj zgjati Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e pakohëshme të 28 Dhjetorit,që u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë dështuan.
Përballlë qëndrimeve të palëve politike,analistët kanë ngritur alarmin se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional.
Zgjedhjet e parakohëshme do ti kushtojnë kosovës mbi 10 mililion euro, ndërsa fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri në orën 07 00 të 7 qershorit, kur do të hapen kutitë e votimit.