"Mediat të tregojnë vetëpërmbajtje"/ Rama lidhur me tragjedinë e Durrësit: Dinjiteti njerëzor mbi klikimet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tragjedinë e ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social 'X', ai bën thirrje për më shumë kujdes dhe përgjegjësi, sidomos nga mediat dhe portalet, në mënyrën se si trajtohen ngjarje të tilla të rënda.
Sipas tij, publikimi i pamjeve të rënda nuk ndihmon në informim, por rëndon edhe më shumë dhimbjen e familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre.
Ai kërkon që në një situatë të tillë të tregohen më shumë ndjeshmëri dhe respekt për dinjitetin njerëzor, duke vendosur mbi çdo interes tjetër solidaritetin dhe humanizmin.
Reagimi vjen në një moment kur i gjithë vendi është i prekur nga ngjarja e rëndë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.


