FAJTORI PËR KRIZËN NË KOSOVË? BehramI i PDK: Kurti! Skemë për t’i shpërtuar përgjegjësive

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, akuzon Albin Kurti si përgjegjës kryesor për krizën politike dhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, duke e cilësuar sjelljen e tij si përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësive. Sipas tij, Kurti po prodhon kriza të vazhdueshme për përfitime politike, ndërsa vendi rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë bullgar.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami thotë se Kryeministri Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes është fajtori kryesore për dështimin në zgjedhjen e presidentit cka coi vendin në Zgjedhje të parakohëshme.

Behrami thotë se Albin Kurti do të vijojë të prodhojë kriza ciklike, sipas tij me qëllim për të shmangur përgjegjësinë para aleatëve ndërkombëtar e për të përfituar politikisht.

Duke komentuar ofertën e bërë nga Kurti në orët e fundit të përfundimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë edhe propozimin për Vjosa Osmani si presidente, Behrami e cilësoi atë si jo serioze dhe pjesë të një strategjie politike.

Kosova do të mbajë më 7 Qershor zgjedhjet e 3 në harkun e 6 muajve, ndërsa analistët e zhvillimeve politike flasin gjithmonë e më shumë për rrezikun e Skenarit Bullgar, që i referohet krizave e zgjedhjeve të vazhdueshme.