Të shtëna me a*më në Gjakovë/ Një person mbetet i plagosur, policia në kërkim të autorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2026, 18:04
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Gjakovë, gjatë ditës së shtunë.
I lënduari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për ngjarjen.
