Tragjedia në 'ish-Kënetë'/ Balla 'dënon' ashpër 'pijanecin vr*sës': Autori nuk është një shofer, por një t*rrorist!

Pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur, ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ai e ka cilësuar ngjarjen jo si aksident rrugor, por si një veprim të qëllimshëm dhe e ka quajtur autorin e dyshuar “terrorist”.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku tre fëmijë po luanin në trotuar kur u përplasën nga një automjet. Dy prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.

Sipas informacioneve, automjeti drejtohej nga Nikoll Radaçi dhe dyshohet se ka lëvizur me shpejtësi të lartë para përplasjes.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë nga një biznes pranë vendngjarjes dhe po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.