Kryeministri Rama i bashkohet ngushëllimeve për humbjen e dy të miturve në Durrës: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Erevan i Armenisë, ku ndodhet për Komunitetin Politik Europian, pas ngjarjes së rëndë në Durrës.

Ai shpreh tronditje për humbjen e dy fëmijëve dhe thotë se është informuar për tragjedinë teksa ndodhej në udhëtim.

Një tjetër fëmijë ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim mjekësor.

Rama u shpreh ngushëllime për familjet e viktimave dhe kërkoi forcë për prindërit që po përballen me këtë humbje të madhe, ndërsa uroi shërim për fëmijën e plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Durrës, ku tre fëmijë u përplasën nga një automjet teksa po luanin në trotuar. Dy prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa i treti ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Kryeministri Rama i bashkohet ngushëllimeve për humbjen e dy të