TRAGJEDI NË TURQI/ Përmbyset autobusi në Malatya-Adıyaman, viktima dhe dhjetëra të pl*gosur

Një autobus pasagjerësh është përmbysur të dielën në Turqi, në aksin rrugor Malatya-Adıyaman, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në zonën Doğanşehir–Sürgü, një segment i njohur për kthesa të rrezikshme.

Sipas të dhënave paraprake, të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 të tjerë janë plagosur.

Shërbimet e emergjencës dhe policia kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital. Gjendja e disa prej tyre raportohet e rëndë.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.