Plani i Pentagonit për tërheqje trupash nga Gjermania rrit shqetësimet për anulimin e raketave Tomahawk
Vendimet e administratës së presidentit amerikan Donald Trump për uljen e pranisë ushtarake në Gjermania kanë shkaktuar shqetësim në Berlin.
Sipas planit të Pentagonit, rreth 5 mijë ushtarë amerikanë pritet të tërhiqen nga Gjermania. Aktualisht në vend ndodhen mes 36 mijë dhe 40 mijë trupa amerikane.
Qeveria gjermane ka reaguar duke thënë se bashkëpunimi ushtarak me SHBA-në vazhdon normalisht. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka sqaruar se prania amerikane mbetet e rëndësishme për sigurinë në Evropë.
Shqetësim më i madh është mundësia e anulimit të vendosjes së raketave amerikane Tomahawk në Gjermani, e planifikuar për vitin 2026. Ekspertët thonë se një vendim i tillë do të ndikonte në balancën ushtarake të NATO-s në Evropë.
Këto raketa me rreze të gjatë shihen si të rëndësishme për mbrojtjen ndaj Rusisë, e cila ka kundërshtuar vendosjen e tyre pranë kufijve të saj.
Sipas raportimeve, plani për vendosjen e tyre ishte rënë dakord më herët mes Joe Biden dhe Olaf Scholz për të forcuar sigurinë evropiane.

