Izraeli miraton marrëveshjen miliarda $ për avionët amerikan, synon epërsi ajrore për dekadat e ardhshme

Izraeli ka miratuar një marrëveshje me vlerë disa miliardë dollarë për blerjen e avionëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ministrisë së mbrojtjes së Izraelit, marrëveshja përfshin avionë F-35 të prodhuar nga Lockheed Martin dhe avionë F-15IA të prodhuar nga Boeing.

Këto blerje synojnë të forcojnë aftësitë ajrore të ushtrisë izraelite dhe të garantojnë epërsi në rajon për vitet e ardhshme.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se këto avionë do të rrisin ndjeshëm fuqinë ushtarake të vendit. Edhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se projekti është pjesë e planit të quajtur “Mburoja e Izraelit”, i cili synon të mbajë një avantazh të qëndrueshëm ushtarak.

F-35 konsiderohet si një nga avionët më modernë në botë dhe Izraeli tashmë ka në përdorim disa prej tyre.

Shpenzimet ushtarake të Izraelit janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit në Gaza në tetor 2023, si dhe për shkak të përplasjeve të fundit në rajon, përfshirë tensionet me Iranin dhe grupin Hezbollah në Liban.