Plagosja e rëndë në Picar/ Arrestohet 42-vjeçari, g*diti me th*kë 23-vjeçarin pas konfliktit
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi plagosi me thikë një 23-vjeçar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Picar, ky shtetas ka goditur me mjet prerës 23-vjeçarin.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Vlorë
Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar për plagosje të rëndë me mjet prerës. Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 02.05.2026, në fshatin Picar, ku mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi Gj. I., 23 vjeç, banues në fshatin Picar, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Picar, ky shtetas ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. I. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika) e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për veprime të mëtejshme
